Partia Socialiste ka reaguar rreth komenteve në media rreth qëndrimit të PS për numërimin e votave të diasporës.
Përmes një njoftimi, PS bën të ditur se ka mbajtur qëndrimin që ja beson plotësisht procesin e numërimit të votave të diasporës, administratës së KQZ-së.
Po ashtu, në reagim bëhet me dije se PS ka kërkuar që partitë politike të mos kenë të drejtë të numërojnë votat në KQZ, por të kenë statusin e rolit të vëzhguesit nga afër për të gjithë procesin e numërimit të këtyre votave që mbërrijnë përmes shërbimit postar.
Ky sqarimi vjen pas dekaratave që janë mbajtur sot në mbledhjen e KQZ-së.
Reagimi i PS:
Partia Socialiste ka mbajtur qëndrimin se ja beson plotësisht procesin e numërimit të votave të diasporës administratës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
PS ka kërkuar që partitë politike të mos kenë të drejtë të numërojnë votat në KQZ, por të kenë statusin e rolit të vëzhguesit nga afër për të gjithë procesin e numërimit të këtyre votave që mbërrijnë përmes shërbimit postar.








