POLITIKË /

Demokratët bojkotojnë komisionin ku diskutohet pr/buxheti 2026, Ekonomi: E humbën këtë shans

Deputetja tha se pavarësisht mungesës së PD, diskutimi për projektbuxhetin duket të vijojë.

Shkruar nga Versus
Demokratët bojkotojnë komisionin ku diskutohet pr/buxheti 2026,
Fotomontazh: Mbledhja e komisionit, kryetarja Milva Ekonomi

Partia Demokratike bojkotoi sot seancën në Komisionin e Ekonomisë ku diskutohet mbi projektbuxhetin e vitit 2026. Shkak për këtë u bë mbyllja e seancës së kaluar në Kuvend pa diskutime mbi ligjin mbi barazinë gjinore. Demokratët vendosën unanimisht që të mos merrnin pjesë duke qenë se nuk lejohen të diskutojnë dhe mendimet e tyre nuk merren parasysh nga mazhoranca.

Për këtë bojkot në seancën e komisionit, kryetarja Milva Ekonomi ka reaguar duke thënë se demokratët kishin humbur “shansin” për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre.

“Mua më vjen shumë keq që kolegët tanë opozitarë nuk janë dhe nuk marrin pjesë në mbledhje. Sepse ky është një moment që na lidh ne deputetëve me jetën e zonës nga e cila vijmë të zgjedhur. E humbën këtë shans, gjithsesi ne do vazhdojmë përpara sepse vendi nuk pret, reformat duhen ndërmarrë”- u shpreh Ekonomi.

Ndërsa në orën 12:30 grupi parlamentar i PD zhvillon mbledhje për të dakordësuar aksionin mbi vendimet e radhës. Versus.al

Poll