POLITIKË /

Deputeti i PD tha se duhet të largohet, Berisha: Do zhvillohen zgjedhje për kreun e partisë

Berisha u shpreh se interpretimi pëfundimtar do bëhet nga anëtarësia e PD.

Shkruar nga Versus

Deputeti i PD tha se duhet të largohet, Berisha: Do zhvillohen zgjedhje

I pyetur për deklaratën e bërë dje nga deputeti i PD, Besart Xhaferri i cili tha se Berisha duhet të largohet në prill të 2026-ës nëse zgjedhjet e 11 majit nuk do ripërsëriten, kryedemokrati u përgjigj duke thënë se do të ketë zgjedhje për postin e kreut të partisë.

Sa i takon vendimit për interpretimin e nenit për zgjedhje apo të dokumentimit të farsës zgjedhore, Berisha tha se është kompetencë e anëtarësisë së PD për verdiktin përfundimtar. 

“Kushdo që lexon reportin paraprak të OSBE-ODIHR kupton se zgjedhjet kanë qenë farsë, nuk ka nevojë ta faktoj unë e thotë rekomandimi i këshillit të Evropës se janë zhvilluar në kushtet e një partie shtet. Që këtu zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje. U garantoj se çdo deputet do jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka. Kjo është gjëja më normale. Natyrisht interpretimi i nenit të statutit duhet të jetë i qartë. Duhet të jetë anëtarësia e PD ajo që do bëjë interpretimin përfundimtar. Po, do ketë garë për kryetarin e PD”- tha Berisha. Versus.al

Poll