Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një tender me fond limit 13 mijë e 500 euro që pritet të përdoret për të blerë 30 karrige të reja për shkak të djegies së disave prej tyre nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike gjatë aksionit të dhunshëm opozitar më 30 shtator, menjëherë pas dënimit dhe arrestimit të Ervin Salianjit.
Ajo çfarë bie në sy lidhur me këtë tender është fakti se shuma e fondit limit është pothuajse sa dyfishi i dëmit që u përllogarit të ishte shkaktuar nga deputetët demokratë, në total 7500 euro.
Për pagimin e këtij dëmi, janë ngarkuar deputetët përgjegjës, Elda Hoti, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, të cilëve shuma e parave do t’u mbahet nga rroga e tyre nëse nuk e paguajnë brenda afatit me datë 20 nëntor. Versus.al








