POLITIKË /

"Do ishte katastrofë", djali i inxhinierit: Kur Berisha ishte kryeministër, u tentua privatizimi i Kaskadës së Drinit

Në intervistën e tij, Ervin Gjadri u shpreh se një gjë e tillë do ishte katastrofë për sektorin energjitik shqiptar.

Shkruar nga Versus

"Do ishte katastrofë", djali i inxhinierit: Kur Berisha ishte

Ervin Gjadri, djali i inxhinierit të njohur Egon Gjadri gjatë një interviste për Dritare Tv me Rudina Xhungën bëri një deklaratë të fortë lidhur me Kaskadën e lumit Drin gjatë viteve kur Berisha ishte kryeministër.

Sipas Gjadrit, pas shitjes së hidrocentraleve të Bistricës dhe Shkopetit, u bënë përpjekje që të shitej edhe Kaskada e Drinit.

“Babai u skandalizua kur e mori vesh. Në këto kushte që jemi sot për shkak të luftës në Ukrainë, nuk mund të imagjinohet si do të ishte situata nëse Kaskada e Drinit do të privatizohej. Do të ishte katastrofë, fundi i energjetikë shqiptare”- u shpreh Gjadri mes të tjerash. Versus.al

Poll