Kryedemokrati Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Lirie Berisha, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Kosova” në Tiranë. Pas votimit, Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje të madhe, ndërsa nuk pranoi të përgjigjej nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve.
“Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre.
Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.
Të votojnë! Unë, meqë më pyet, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre. Pra, do të kemi një ditë të dytë vere. Do të kemi një ditë të dytë vere! Ndaj dhe njëherë thirrja ime, votoni, votoni, votoni!”- u shpreh Berisha. Versus.al







