POLITIKË /

"Do të rindërtohet nga ndërtuesi", Rama për pallatin e djegur: Rast për të kuptuar domosdoshmërinë e sigurimit të shtëpisë

Ndër të tjera theksoi se shkaku i zjarrit nuk ka lidhje me ndërtimin.

Shkruar nga Versus

"Do të rindërtohet nga ndërtuesi", Rama për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për pallatin që u shkrumbua ditën e djeshme në kompleksin Arlis. Pavarësisht raportimeve se shkak për përhapjen e flakëve është bërë materiali i dobët i ndërtimit, Rama e mohoi një gjë të tillë.

Ndërsa tha se pallati do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi Armand Lilo. Ndërsa shtoi se ky është një tjetër rast që njerëzit të kuptojnë se sigurimi nga shtëpitë është i domosdoshëm.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet - rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”- shkruan Rama në rrjetin social “X”. Versus.al

Poll