
Aktivistja republikane, Evi Kokalari ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi kundrejt kryedemokratit Sali Berisha dhe djalit të tij Shkëlzen Berisha.
Kokalari e cila ka shpallur kandidaturën e saj për postin e kryetares së PD, shkruan në “facebook” se çdo lloj pengese ndaj kandidaturës së saj, do të vulosin përfundimisht dosjen e korrupsionit që sipas saj Berisha dhe djali i tij kanë në DASH.
Reagimi i plotë:
Refuzimi, injorimi ose pengesat ndaj kandidaturës sime, për çfarëdo arsye qofshin ato, do të vulosin përfundimisht dosjen e korrupsionit të Shkelzen Berishas dhe Sali Berishas në DASH.
Çdo akt i ndërmarrë prej tyre kundër meje flet qartë për shkatërrimin që këta të dy i kanë bërë demokracisë në Shqipëri.
Kushdo që ata mendojnë se kanë blerë në SHBA për t’i ndihmuar, nuk do të mund t’i ndihmojë dot. Atë shans e humbën në momentin kur sakrifikuan reputacionin tim për aferat dhe pazaret që duhej të bënin për Kullën e Malit.
Sot është 6 Prilli dhe ende s’kam asnjë lloj përgjigjeje nga familja Berisha. Por një shprehje e Napoleonit mban ende sot shumë peshë:
"Mos e ndërprit kurrë kundërshtarin kur është duke bërë një gabim"
Dhe këtu bëhet fjalë pikërisht për gabime strategjike, për të cilat familja Berisha shquhet...
To be continued... Versus.al


