Bashkia e Tiranës prej muajsh tashmë është në një situatë anormale që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj i cili akuzohet nga SPAK për 3 vepra penale.
Së fundmi në lëvizjet e brendshme që ndodhin vazhdimisht në bashkinë më të madhe të vendit, mësohet se janë dorëhequr 4 nënkryebashkiakët: Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Seferi dhe Jonida Halili.
Ditën e sotme do të prezantohen nënkryebashkiakët e rinj të cilët do të nisin detyrën menjëherë. Mësohet se nënkryetarët e rinj të bashkisë pritet të jenë: Vasilika Vjero, Blend Sulaj, Ilir Mengra dhe Gentian Keri.
Bëhet fjalë për zbatimin e urdhrit të kryeministrit Edi Rama i cili kërkoi dorëheqjen e nënkryetarëve dhe drejtorëve për një rifreskim të pozicioneve në administratën shtetërore. Versus.al







