POLITIKË /

“E gjithë Shqipëria para Kuvendit”, Berisha zbulon orën për protestën e 12 marsit: Ta hedhim Ramën në koshin e plehrave

Shkruar nga Versus

“E gjithë Shqipëria para Kuvendit”, Berisha zbulon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë foltores së përjavshme të mbajtur para godinës së qeverisë, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të reagojnë për të rrëzuar nga pushteti kryeministrin Edi Rama. Një thirrje e pati edhe për policët dhe punonjësit e administratës të cilëve u kërkoi që të mos e mbështesin më Ramën.

“Nuk ka ndodhur kurrë në ndonjë qeveri, duhet ta fshini një minutë e më parë. Javën nuk duhet t’ja zgjasim këtij krimineli, këtij horri, hajduti që nuk ka asgjë të përbashkët me zyrtarin, qytetarin apo njeriun me dinjitet. U drejtohem prapë këtyre policëve e punonjësve të administratës, mos mbështesni por sabotoni çdo ditë këtë regjim. Denoncojeni dhe denoncojeni, ta heqim një minutë e më parë, ta hedhim në koshin e plehrave”- u shpreh Berisha.

Ndërsa zbuloi gjithashtu se protesta e 12 marsit para Kuvendit do të mbahet në orën 10:00 të paradites, ndryshe nga protestat e tjera që janë mbajtur në mbrëmje.

“Këta janë kriminelë, nuk kanë asgjë të përbashkët me moralin tuaj dhe të familjeve tuaja. Këta janë antishqiptarë që po zbrazin Shqipërinë, ndaj duhet t’ju japim atë përgjigjie që meritojnë. Miq, 12 marsi është ditë e madhe, më 12 mars të gjithë para parlamentit, është dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit. Në orën 10:00 e gjithë Shqipëria tek Parlamenti. Le t’i japim përgjigjien e merituar Edvin Kristaq Ramës dhe bandës së tij”- tha Berisha. Versus.al

Poll