POLITIKË /

“E hëngrët turpin me bukë si legena”, Shehaj përplaset me Bardhin: Lëpive aty ku s’thuhet

Shehaj zgjodhi të hynte në lidhje "live" në facebook dhe drejtori kamerën drejt deputetëve demokratë të cilët i akuzoi se ishin bërë palë me mazhorancën.

Shkruar nga Versus

“E hëngrët turpin me bukë si legena”, Shehaj

Agron Shehaj pavarësisht se u përjashtua nga seanca, ka vijuar të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit duke bërë të pamundur që deputetët e tjerë të dalin për të marrë fjalën.

Teksa hyri live në rrjetin e tij social ‘facebook”, Shehaj e drejtoi kamerën e telefonit nga ana e deputetëve opozitarë, ish-kolegëve të tij demokratë duke u thënë “e hëngrët turpin me bukë”.

Shehaj pati përplasje me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin të cilit i kujtoi se u rikthye krah Berishës edhe pas gjithë akuzave të bëra ndaj tij.

“Tre deputetë nga ish-kolegët e mi të opozitës e hëngrën turpin me bukë. Presim të dalë i katërti.  Të vini këtu dhe të kërkoni që të flitet për këtë vjedhje. Nga data 4 janar, të gjithë shqiptarët do të paguajnë nga 5 mijë lekë te kjo rrugë. (I drejtohet Bardhit) E bëtë marrëveshjen aty dhe nxorrët pafytyrësinë, bëtë demokratët të hanin turpin me bukë. Si legena.

Bëhu me qytetarët, shpëtove Xhaçkën. Gënjeshtar, të vjen për të qeshur ë. Çfarë nuk u bëre demokratëve me gaz e hunj e në fund u ktheve lëpive aty ku s’thuhet.

Bëhu me mazhorancën, unë flas, ti flet për broçkulla. Kur ishit ju këtu, edhe unë isha me ju. Unë nuk erdha këtu të bëja interpelancë kur ju po shtyheshit me gardën. Sot u bëtë me mazhorancën, duhet të ishit aty”- tha Shehaj. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: