POLITIKË /

E ngarkuara me punë e SHBA takohet me Agron Shehajn! Ambasada: Dëgjuam vizionin e partisë 'Mundësia'

Shkruar nga Versus
E ngarkuara me punë e SHBA takohet me Agron Shehajn! Ambasada: Dëgjuam
Agron Shehaj dhe Nancy VanHorn

E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim sot me kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Në reagimin e bërë nga ambasada e SHBA në rrjete sociale, thuhet se biseda ka qenë për të dëgjuar rreth vizionit të partisë së Shehajt për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.

Ndërsa shtohet se po ashtu diskutimi ka qenë i përqendruar në rolin thelbësor që duhet të luajë një opozitë aktive në një demokraci të fortë.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona”- shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA. Versus.al

Poll