Gjatë festimeve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Elbasan, një parullë me mbishkrimin “Çfarë ka Vlora, hajde t’ia bëjmë fora” tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe të kryeministrit Edi Rama.
Teksa merrte fjalën, Rama kërkoi që parulla të hiqej, duke theksuar se nuk duhet të krijohen keqkuptime për qytetin e Vlorës dhe qëndrimin e qytetarëve të saj ndaj zhvillimeve në zonë.
Kryeministri deklaroi se banorët e zonës ku parashikohet projekti i zhvillimit janë në mbështetje të tij dhe se nuk ka arsye që Vlora të përfshihet në debate apo interpretime të gabuara. Ai falënderoi gjithashtu pjesëmarrësit për mikpritjen gjatë aktivitetit të organizuar në Elbasan./Versus.al

