POLITIKË /

VIDEO-FOTO/ PD organizon protestë, qytetarët në Lushnje të pakënaqur me kushtet në spitalin e Lushnjës

Protestuesit kanë ngritur shqetësime për mungesën e pajisjeve mjekësore, problemet në infrastrukturë dhe vështirësitë në ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve

Shkruar nga Versus

VIDEO-FOTO/ PD organizon protestë, qytetarët në Lushnje të

PD organizoi sot një protestë në qytetin e Lushnjës, kundër mungesës së standardeve të shërbimit në spitalin e këtij qyteti.

Dhjetëra banorë të Lushnjës kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen e spitalit të qytetit dhe mungesat në shërbimin shëndetësor, të cilat sipas tyre vijojnë prej kohësh.

Tubimi është thirrur me nismën e deputetit të Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përmirësimin e kushteve në institucionin spitalor.

Protestuesit kanë ngritur shqetësime për mungesën e pajisjeve mjekësore, problemet në infrastrukturë dhe vështirësitë në ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve, duke theksuar se situata aktuale po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e trajtimit shëndetësor.

Pas grumbullimit, qytetarët kanë nisur marshimin në këmbë drejt bashkisë së Lushnjës, ku pritet të zhvillohet një tjetër tubim për të paraqitur kërkesat e tyre para autoriteteve vendore.

Banorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë reagimet e tyre në rast se, sipas tyre, nuk merren masa konkrete për përmirësimin e kushteve në spital.Versus.al

  VIDEO-FOTO/ PD organizon protestë, qytetarët në Lushnje të   VIDEO-FOTO/ PD organizon protestë, qytetarët në Lushnje të     

 

Poll