
Në konferencën për shtyp ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protestës kombëtare që do të thirret para datës 20 shkurt, t’i bashkohen ehe partitë e tjera opozitare.
Sipas tij të gjitha partitë mund të vijnë me simbole të tyre, por e rëndësishme është vërtetësia si opozitë. Mes tyre përmendi partinë “Mundësia” të drejtuar nga Agron Shehaj duke kërkuar që forcat politike të mobilizojnë protestat.
Ai shtoi se duhet të ketë një bashkërendim mes forcave opozitare për t’iu kundërvënë pushtetit.
“Nuk besoj se flamujt mund të jenë pengesë për bashkimin. Ne nuk kemi asnjë pretendim që partia Mundësia të mos vijë në protestë me flamurin e vet. Të gjitha partitë të vijnë me simbolet e tyre. Çfarë ka rëndësi themelore, them unë. Ka rëndësi vërtetësia si opozitë e vërtetë. Unë mund të them se, flamujtë e partive ku përveç tyre do të ketë dhe jashtë spektrit të këtyre flamujve. Janë një frymëzim dhe jo një pengesë, sepse flamuri i partisë Mundësia, frymëzon të gjithë ata që e mbështetën atë parti dhe tani e çojnë përpjekjet e saj të drejta, të ndershme për ndryshimin.
Po kështu flamuri i PD-së. Tani të themi të vërtetën, nuk është se nuk do të dënonim të shihnim derdhjen pa flamuj të qytetarëve, por kjo nuk po ndodh. Sepse, të jemi realist, në tërësi kjo është kjo është e rrallë, pavarësisht se çfarë thuhet, janë forcat politike ata që mobilizojnë dhe organizojnë protestat.
Ka pasur dhe ndodh. Për shembull ndodhi me armët kimike, por ajo ishte një situatë shumë e mprehtë, akute, të cilën adoleshentët kryesisht e konceptuan atë një rrezik direkt për jetën e tyre dhe dolën, bravo u qoftë, shkruan një kapitull të mrekullueshëm në historinë e protestave. Por nuk besoj se kjo është një problem, e rëndësishme është që ne të bashkërendojmë, bisedojmë dhe të gjejmë rrugë më të mira për ti dhënë përgjigje narkoshtetit”- deklaroi Berisha. Versus.al

