POLITIKË /

FOTO/ "Amnistues i krimit monstruoz", Berisha lexon shënimin me shkrim dore për Altin Dumanin

Shkruar nga Versus

FOTO/ "Amnistues i krimit monstruoz", Berisha lexon shënimin me

Ashtu siç tashmë e ka kthyer në “zakon”, kryedemokrati Sali Berisha pasi doli nga SPAK ku zbatoi masën “detyrim paraqitje”, lexoi shënimin që i kishte lënë kreut të Prokurorisë së Posaçme.

Duke e cilësuar si “armik të egër të votës së lirë”, Berisha tha se Dumani amnistoi krimet elektorale. Mediat kanë kapur edhe një foto të fletës me shkrim dore nga Berisha për Dumanin.

“Po e nis me një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që ndjekin këtë konferencë shtypi. Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit”- tha Berisha. Versus.al

FOTO/ "Amnistues i krimit monstruoz", Berisha lexon shënimin me

Poll