Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë urdhëroi këshillin bashkiak të Tiranës që të niste procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Mbrëmjen e sotme në mbledhjen e zhvilluar Rama u tha ministrave dhe deputetëve të Tiranës që të përgatiteshin për zgjedhjet e ardhshme të Tiranës dhe 5 bashkive të tjera, me bindjen se do dalin të fituar.
Por teksa kjo mbledhje po transmetohej “live” në rrjetin social të kryeministrit Edi Rama, mesa duket Erion Veliaj me kuriozitet për temat e diskutimit është futur online “nga burgu” për të ndjekur kryeministrin.
Në listën e personave që shohin videon e drejtëpërdrejtë u shfaq edhe emri i faqes zyrtare të Veliajt, i cili ndodhet në burg që prej 10 shkurtit. Duke qenë se kryebashkiaku i shkarkuar është i arrestuar dhe i izoluar, mundet që faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale ta përdorë ndonjë person i afërt. Versus.al







