POLITIKË /

Gazetarja në Shkup ulet në gjunjë para Ramës, kryeministri - djemve: Duhet të riedukoheni!

Në një moment gjatë prononcimit, një prej gazetareve u detyrua të ulej në gjunjë për shkak të mungesës së hapësirës, çka shkaktoi një reagim të menjëhershëm dhe me humor nga kryeministri.

Shkruar nga Versus

 

Gazetarja në Shkup ulet në gjunjë para Ramës, kryeministri -

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, Maqedoninë e Veriut, ku po zhvillohet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, një forum i rëndësishëm për të ardhmen e integrimit të rajonit në strukturat evropiane. Para nisjes së punimeve të samitit, Rama ndaloi për një prononcim për mediat, ku nuk munguan as batutat e zakonshme me gazetarët.

Në një moment gjatë prononcimit, një prej gazetareve u detyrua të ulej në gjunjë për shkak të mungesës së hapësirës, çka shkaktoi një reagim të menjëhershëm dhe me humor nga kryeministri. “Djemtë që rrinë në këmbë dhe detyrojnë një vajzë të ulet në gjunjë, duhen dërguar për riedukim,” u shpreh Rama mes të qeshurash, duke e kthyer momentin në një situatë spontane, por edhe me një mesazh social.

Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në diskutimet e nivelit të lartë për çështjet që prekin drejtpërdrejt rajonin, përfshirë integrimin evropian, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë dhe sfidat e përbashkëta në kontekstin gjeopolitik aktual.

Replikat:

Gazetarja: Për shkak të hapësirës, nuk ka telash.

Rama: Ka shumë telash, se gjithë këta çuna që të ka mbetur ty me u ul në gjunjë dhe vetë rrinë në këmbë, duhen marrë dhe duhen çuar për riedukim.

Gazetarja: Ama fuqia është te zëri, zoti Rama, jo te gjatësia.

Rama: Jo, nuk është gjatësia e qëndrimit në këmbë… megjithatë, cila ishte pyetja?

Pas replikave me gazetarët, kreu i qeverisë, Edi Rama, vijoi të përgjigjet në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe punimet e samitit. Fjalët që shkëmbeu me gazetaren e ulur në gjunjë u përkthyen në batutë tashmë të zakonshme nga Rama. /Versus.al

Poll