
Shtatë të miturit e arrestuar gjatë protestës së opozitës më 10 shkurt, u liruan sot nga ambientet e policisë. Gjykata caktoi për ta masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Secili prej tyre duhet të paraqitet në prokurorinë e Tiranës një herë në muaj.
Megjithatë kjo gjë nuk e ka zbehur entuziazmin e tyre. Deputeti i PD, Belind Këlliçi publikoi një fotografi në rrjetet sociale nga kafazi i qelqtë ku të rinjtë shihen të gjithë të qeshur dhe me 2 gishtat lart, si simbol i PD.
"Kjo është fotoja e rinisë që nuk dorëzohet. Ata buzëqeshin dhe sfidojnë autokratin edhe pse të izoluar dhe në pritje të vendimit. Policia e Kryeministrit më të korruptuar në Europë i mori zvarrë më 10 shkurt, por nuk ja preku dot guximin, krenarinë.
Do jemi bashkë me këta të rinj të paepur e me mijëra qytetarë, burra e gra, motra e vëllezër më 20 shkurt, sërish para zyrës së krimit e korrupsionit. Me energji, me pasion me dashuri për Shqipërinë", shkroi deputeti Belind Këlliçi. Versus.al


