
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë sot një mbledhje të zgjeruar me pjesëmarrjen e ministrave të kabinetit qeveritar, e cila do të përqendrohet në prezantimin e punës së deritanishme dhe raportimin mbi prioritetet kryesore.
Takimi pritet të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e Kryeministrit dhe njëkohësisht kryetarit të PS-së, Edi Rama.
Secili ministër do të ketë nga 7 minuta kohë për të paraqitur raportin mbi aktivitetin dhe çështjet që lidhen me institucionin që drejton.
Në rendin e diskutimeve pritet të përfshihet edhe çështja e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar autorizim për arrestim, ndërsa në përmbyllje të mbledhjes do të mbajë fjalën kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla./Versus.al

