POLITIKË /

“Ishte shtrirë përtokë”, Berisha kujton ngjarjen me Ramën kur ishte kryetar opozite: Më erdhi zyrtari i BE në zyrë

Shkruar nga Versus

“Ishte shtrirë përtokë”, Berisha kujton ngjarjen me

Sali Berisha gjatë foltores së radhës para kryeministrisë, akuzoi kryeministrin Edi Rama se është i gatshëm të bëjë gjithçka para ndërkombëtarëve që ta paraqesë situatën ndryshe nga sa është në të vërtetë.

Mes të tjerash, Berisha risolli në kujtesë një rast që sipas tij kishte ndodhur kur vetë ishte kryeministër dhe Rama kryetar opozite. Duke treguar se i dërguari i BE i kishte shkuar në zyrë i shqetësuar për gjendjen e Ramës, Berisha tha se kreu i qeverisë është i gatshëm të bëjë çdo gjë.

“Ky e ka me borxh, u them unë ju, se unë isha kryeministër dhe kur më vjen mua, po diskutohej për problemin e zgjedhjeve lokale dhe më vjen i ngarkuari me punë i BE në zyrë. Dhe unë po diskutoja për çështjen, kur i bie telefoni, më thotë mua, është zoti Rama, mund të flas me të.

Shko në zyrën tjetër, i them, fol me të, këtu nuk ke pse flet. Doli ai dhe kthehet. Thotë, zoti Berisha, ai është shtrirë përdhe, është shtrirë përtokë, foli pak një fjalë. I thashë le të vdesë aty, se nuk i flas asnjë fjalë, se unë e njihja.

E di çfarë bëri ky lëngaraq, ky u jep darkën të tjerëve dhe shkon e bie në gjunjë. U thotë se ja kështu, përpiqet me çdo kusht, por asgjë, kartonin e zi ka. Absolutisht. As me rënien në gjunjë, as me puthje çizmesh dhe këmbësh, ky nuk shpëton kurrë. Ua them këtë, ishte në Uashington, e patë, asnjë njeri nuk e priti, ia refuzuan çdo kërkesë”- deklaroi ai. Versus.al

Poll