POLITIKË /

Grushti i shtetit në 1998-ën, rrëfehet truproja e Nanos: Ish-kryeministri iku në Dajt, Edi Rama doli i fundit

Shkruar nga Versus
Grushti i shtetit në 1998-ën, rrëfehet truproja e Nanos:
Viktor Agolli

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli i ftuar në “Top Story” foli për situata të ndryshme të vështira në të cilat ka shoqëruar ish-kryeministrin gjatë karrierës së tij.

Mes të tjerash, ai rrëfeu grushtin e shtetit të ndodhur më 14 shtator të vitit 1998, kur grupe të armatosura pushtuan për disa orë kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë dhe të Kulturës që asokohe drejtohej nga Edi Rama.

Në krye të këtij grushti shteti ishte Sali Berisha i cili akuzonte Fatos Nanon për vrasjen e Azem Hajdarit dhe kërkonte dorëheqjen e tij.  

“Ishte mbledhja e qeverisë, dikush ruante shtëpinë, të tjerë të koordinuar sipas udhëzimeve që na kishte dhënë komandanti i Gardës, ca kaluan gardhin, ca nga tuneli, i fundit fare ka ikur Edi Rama, ka dalë nga mbrapa ku del tek RTSH, Nano ka dalë në Dajt, më pas nga Librazhdi në Strugë, ishin 5-6 vetë, unë kam ruajtur vilën me dy kolegë të mi. I vetmi rast që ka pranu që ta komandonim ne”- rrëfeu Agolli. Versus.al

Poll