POLITIKË /

Hakerat iranianë sulmuan Kuvendin dhe kërcënuan deputetët, DASH: Po ndihmojmë në sigurinë kibernetike

Shkruar nga Versus

Hakerat iranianë sulmuan Kuvendin dhe kërcënuan deputetët,  
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë, ku ka dënuar aktivitetin që e cilëson si veprim dashakeq ndaj një aleati të NATO-s.

Në një reagim për mediat shqiptare, institucioni bën me dije se është në dijeni të sulmit dhe se SHBA po punon me Shqipërinë për të forcuar sigurinë kibernetike.

"Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme dhe dënojnë aktivitetet kibernetike dashakeqe kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë në mënyrë aktive Shqipërinë në sigurinë kibernetike. Si aleatë të NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria diskutojnë dhe koordinojnë shqetësimet e përbashkëta të sigurisë. Ne mbetemi vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë" thuhet në reagim. Versus.al

Poll