POLITIKË /

I shpëtoi atentatit 6 vite më parë, ish-prokurori Arjan Ndoj pjesë e primareve të PD

Sipas informacioneve në media Ndoj do të kandidojë në qarkun e Durrësit.

Shkruar nga Versus
I shpëtoi atentatit 6 vite më parë, ish-prokurori Arjan Ndoj
Arjan Ndoj

Ish-prokurori Arjan Ndoj do të jetë pjesë e primareve të Partisë Demokratike që do të mbahen më 1 mars.

Sipas informacioneve në media Ndoj do të kandidojë në qarkun e Durrësit.

Tre vite më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi nga detyra ish-prokurorin e Durrësit pasi nuk arriti të justifikoj pasurinë dhe sipas KPK-së kishte kontakte me personazhe të botës së krimit.

Ndoj u bë i njohur për publikun në dhjetor të vitit 2019 kur ndaj makinës së tij u qëllua me armë, ndërsa plumbat lanë të vdekur shoferin e tij Andi Maloku./Versus.al

 

Tags:

arjan ndoj

Poll