POLITIKË /

Idrizi: Shqipëria ka nevojë për ndryshim radikal. Propozimi për diasporen

Një nga propozimet kyçe që ai hodhi ishte dhënia automatike e pasaportës shqiptare për çdo person me gjak shqiptar deri në tre breza

Shkruar nga Versus

Idrizi: Shqipëria ka nevojë për ndryshim radikal. Propozimi

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka dhënë një mesazh të fortë politik në prag të zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar këtë datë si moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.

Idrizi i bëri thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë pasivë, por të votojnë masivisht për të sjellë një ndryshim radikal në qeverisjen e vendit.

"Politika është shërbim dhe Shqipëria ka nevojë për një qasje të re, për rikthimin e dinjitetit, të punës dhe prodhimit", deklaroi Idrizi, duke e cilësuar krizën aktuale si pasojë të një mungese vullneti politik për të ndryshuar kursin.

Ai akuzoi politikën aktuale për mungesë vizioni dhe lidhje me qytetarin, ndërsa theksoi se më 11 maj nuk mjafton zemërimi apo kritika – duhet vota!

"11 Maji është dita e qytetarëve, është dita për të ndalur degradimin politik dhe ekonomik që po kalon Shqipëria", shtoi ai me tone të qarta kundër status quo-së. Idrizi bëri thirrje për një angazhim të vërtetë dhe të drejtë për çdo shqiptar, duke theksuar se opozita ofron një alternativë reale, të bazuar në punë, meritë dhe një program konkret zhvillimi.

Një nga propozimet kyçe që ai hodhi ishte dhënia automatike e pasaportës shqiptare për çdo person me gjak shqiptar deri në tre breza, një masë që ai e konsideroi kombëtare dhe që ndjek praktikat e vendeve si Italia, Kroacia apo Hungaria.

Kjo, sipas Idrizit, është një mënyrë për të forcuar lidhjen me diasporën dhe për të ndërtuar një komb më të bashkuar e më të fuqishëm. "Ndryshimi nuk vjen vetë, duhet votuar për të." tha Idrizi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: