Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në kuadër të turit të saj në Ballkan ndalesën e parë e bëri në Tiranë ku u prit me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.
Vizitën e saj para se të vinte në Tiranë, Presidentja e KE-së e kishte njoftuar në llogarinë e saj në Instagram, ku kishte publikuar foto nga të gjitha vendet e Ballkanit që ajo do të vizitonte.
Por në foton me të cilën kishte identifikuar Tiranën, ajo që ra në sy ishte ‘herkuri viral’ ku ish-presidenti Ilir Meta bënte stërvitjen e tij dhe për të cilin ishte shprehur se shumë shpejt do të kthehej në vend peligrinazhi.

Nëse ky poster do të publikohej më parë nuk do të kishte rënë në sy por me arrestimin e ish-presidentit, ndoshta mund të shihet si dhe si një 'ngacmim.'
E pyetur nga gazetarët se çfarë mendon për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Presidentja e KE-së u shpreh se nuk komenton vendimet gjyqësore duke shtuar se BE po punon për reformën gjyqësore por kjo nuk ka të bëjë me çështje individuale./Versus.al








