POLITIKË /

Incidenti në darkën e Trump, reagon Rama: Sulm tronditës ndaj lirisë!

Në reagimin e tij, Rama e cilësoi ngjarjen si tronditëse dhe një goditje ndaj vlerave demokratike.

Shkruar nga Versus

Incidenti në darkën e Trump, reagon Rama: Sulm tronditës ndaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Uashington, ku një person i armatosur shkaktoi panik gjatë një darke të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, në të cilën ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Në reagimin e tij, Rama e cilësoi ngjarjen si tronditëse dhe një goditje ndaj vlerave demokratike.

 

“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Uashington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë,” u shpreh ai.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu lehtësimin që ngjarja nuk pati pasoja më të rënda për të pranishmit.

“I lehtësuar që Presidenti dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë,” përfundoi Edi Rama.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al