POLITIKË /

"Jam shumë kurioz për votën e Diasporës", Edi Rama reagon para mbylljes së fushatës

Pak  minuta para mitingut përmbyllës të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, me anë të një video në rrjetet sociale, shprehet se Tirana do të japi mesazhin e fundit për 11 majin.

Shkruar nga Versus

"Jam shumë kurioz për votën e Diasporës", Edi Rama

Pak  minuta para mitingut përmbyllës të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, me anë të një video në rrjetet sociale, shprehet se Tirana do të japi mesazhin e fundit për 11 majin.

Ndërkohë, ai thotë se tashmë mezi pret për të parë rezultatet e votës së Diasporës.  

“Orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhën. Pas pak, në 19:30, kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qendruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitjet e fazës tjetër të procesit. Tirana do të japë mesazhin e fundit të gjithë Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Më vjen mirë që ka pasur një lëvizje ditët e fundit nga ata që ende nuk i kishin dërguar zarfet. Trendi na tregoi që do të kishim një pjesëmarrje të lartë. Unë jam shumë i lumtur që i dhamë mundësinë të votojnë dhe që ata e shfrytëzuan këtë mundësi. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë të Shqipërisë më 11 dhe tashmë jam shumë kurioz për të parë gjykimin e diasporës dhe patjetër me respektin më të madh. Në 19:30 do të jemi së bashku me Tiranën për Tiranën dhe për Shqipërinë në BE”, tha Rama.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: