POLITIKË /

"Janë vënë në radhë tuj sha me të madhe SPAK-un", Açka ironizon drejtuesit e PD: Ja cilin post duan

Duke qenë se Berisha e ka pozicionuar veten me kohë kundër SPAK-ut, sipas Açkës edhe zyrtarët e tjerë në PD po mundohen 't'i bëjnë qefin" me akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe me qëllimin për postin e kreut të grupit parlamentar.

Shkruar nga Versus

"Janë vënë në radhë tuj sha me të madhe

Deputetja aktuale e Partisë Demokratike Flutura Açka, nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në rrjetin e saj social, ka ironizuar qëndrimet e fundit të zyrtarëve demokratë kundrejt Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Duke marrë si shembull nënkryetarët e PD, ligjvënësja tha po bëhet një “garë” se cili akuzon më shumë SPAK-un me qëllim për të bërë figurë sa më të mirë tek Berisha dhe të kenë postin e kreut të grupit parlamentar që aktualisht mbahet nga Gazment Bardhi. 

“Janë vënë në radhë nënKryetarët e PD-së tuj sha me të madhe SPAK, kush me u zgjedh Kryetar i Grupit Parlamentar! Ndërkohē demokratët…”- shkruan Açka.

"Janë vënë në radhë tuj sha me të madhe
Postimi i bërë nga Flutura Açka

Së fundmi edhe Gazment Bardhi e Belind Këlliçi kanë dalë me pyetje kundrejt SPAK-ut sa i takon krimeve zgjedhore për të cilat shprehen se nuk janë hetuar dhe për afera të tjera si inceneratori i Tiranës dhe afera 5D ku sipas PD i përfshirë është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili është marrë i pandehur për dosje tjetër. Versus.al

Poll