
Një ditë pasi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu gatishmërinë për t’u ulur me kryeministrin Edi Rama për ndryshimin e Kushteutës, kreu i PDK, Nard Ndoka ka reaguar ashpër ndaj tij.
I ftuar në A2CNN, Ndoka e akuzoi Berishën se ka shembur kushtetutën duke e cilësuar si fajtor për humbjen e PD-së.
“Sot i kërkojnë presidentit të jetë mbi palët, kur vetë PD e ka shembur kushtetutën. Presidenti është palë. Kjo është gangrena se vetë Berisha dhe PD e specialistët e tij, se fajin e ka Berisha, askush prej këtyre delenxhinjve të tjerë se ka sa të duash aty”, u shpreh Ndoka në A2 CNN.
Sipas tij me këtë kod zgjedhor PD dhe e djathta nuk vjen kurrë në pushtet.
“Nëse marrim rezultate e zgjedhjeve nga 91 ne nuk i fitojmë kurrë zgjedhjet si e djathtë. Ne edhe në Shkodër që kemi bastion tonin kemi humbur. Nuk bëhet fjalë për fitore të së djathtës me këtë kod zgjedhor. Dy qarqe në jug të vendit përcaktojnë rezultatin përjetësisht të së djathtës. Kurrë nuk fitojmë ne, se e nisin me 13 mandate plus”. Versus.al
