POLITIKË /

Jo vetëm nga kampi opozitar, kandidatët për deputetë pretendojnë se u janë vjedhur votat, kërkesë KQZ-së për pamje

Një subjekt politik dhe 11 kandidatë kanë kërkuar pamjet filmike në KQZ me pretendimin se iu vodhën votat.

Shkruar nga Versus

Jo vetëm nga kampi opozitar, kandidatët për deputetë

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 duket se nuk kanë sjellë pakënaqësi vetëm nga fronti opozitar. Ndonëse ka siguruar forcë absolute në Kuvend, deputetja socialiste, Blerina Gjylameti pretendon se i janë vjedhur vota, ndaj rrjedhimisht ka bërë kërkesë në KQZ për pamjet filmike. Aktualisht nga procesi i numërimit, Gjylameti ka humbur mandatin e deputetes, pas mbylljes së votave të Tiranës ku Olta Xhaçka arriti të fitojë hyrjen në Kuvend me vetëm dy vota diferencë nga Gjylameti.

Pra luftën ‘brenda llojit’ duket se po e shohim nga dy polet kryesore politike si në rastin e Ilir Alihmehmetit me Tabakun, Xhaçkës me Gjylametin, por edhe nga të tjerë kandidatë për deputetë. Në KQZ kërkesë për pamje filmike me pretendimin se u janë vjedhur votat kanë qenë edhe, Xhemal Qefalia i PS-së, Shkëlqim Shehu i PD-së, Ilirjana Kuçana nga PD, Rajmond Dervishi nga Koalicioni EuroAtlantik, Etilda Gjonaj nga PS, Adnan Shullani nga PD, Altin Goxhaj nga koalicioni Aleancës Madhështore, Aulon Kalaja nga PD-ja, Frrok Gjini i PS-së. Edhe partia Djathtas 1912 e Alibeaj ka pretenduar se i janë vjedhur votat dhe ka depozituar të njëjtën kërkesë në KQZ. Versus.al

Poll