POLITIKË /

"Ka nevojë për psikiatër", Salianji sulmon Berishën: Nuk është mirë mendërisht

Ndër të tjera, ish-ligjvënësi shtoi se Berisha u shpall non grata edhe prej lidhjeve të tij me krimin.

Shkruar nga Versus
"Ka nevojë për psikiatër", Salianji sulmon
Ervin Salianji, Sali Berisha

Ervin Salianji ka bërë disa deklarata të forta për kryedemokratin Sali Berisha gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Trialog” në RTSH. Sipas Salianjit, Berisha duhet të kryejë një kontroll tek një psikiatër pasi nuk është mirë mendërisht.

Ndërsa shtoi më tej se SHBA e Mbretëria e Bashkuar e shpallën non-grata edhe për shkak të lidhjeve të tij me krimin.

“Deri tani e kam shmangur nga debati publik, por të vërtetat duhen thënë, Sali Berisha duhet te shkoje te psikiatri sepse nuk eshte mire menderisht. Berisha është non grata në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, tek vendim marrja e gjykatës, të Britanisë së madhe për ankimimin që ka bërë të home office që Sali Berisha është non grata për shkak të  lidhjeve me krimin dhe për shkak të përdorimit të krimit për influencë politike. Për Suel Celën ka pasur akuza nga Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi në atë kohë që kërcënonte njerëz për të marrë partinë Sali Berisha. Duhet të pyes tek njerëz që rri shumë afër për Ergys Agasin dhe pse deri në momentin që është shpallur në kërkim nuk përmendej në asnjë media që ka linjë editoriale pro Sali Berishës”- tha ish-deputeti i PD i cili synon të kandidojë për kreun e partisë. Versus.al

Poll