
Kryedemokrati Sali Berisha u përgjigj ashpër ndaj emërimit të ish-deputetes së PD, Zheni Gjergji si drejtoreshë spitali në Elbasan. Ai tha se me këtë vendim, ajo kishte shkelmuar besimin e qytetarëve të papunë që e kanë mbështetur duke kaluar në atë që e konsideroi “partinë e krimit”.
"Nuk e kanë raportin me Sali Berishën, por me ata që i kanë mbështetur. Për Sali Berishën të gjithë ata që shkelmojnë atë besim e mbështetje, janë automatikisht jashtë kësaj force politike sepse pjesa më e madhe e atyre që i kanë mbështetur këta individë, janë të papunë, janë në kushte të vështira, por nuk jepen. Këta bëjnë një vendim, kalojnë në partinë e krimit, partinë që i përkasin dhe vetëm kaq. ky është komenti për të dhe për nja 3 a 4 të tjerë”- tha Berisha duke nënkuptuar edhe ish-deputetin Ferdinand Xhaferri i cili u emërua këshilltar në presidencë. Versus.al







