
Erion Veliaj tha se shkarkimi i tij nga bashkia e Tiranës është i paligjshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe demokracisë.
Fjala e tij:
Kam përjetuar një periudhë të gjatë denigrimi dhe përpjekje për të heshtur zërin e një të zgjedhuri 3 herë radhazi kryebashkiak. Kjo nuk është denigrim ndaj meje, por përpjekje për të përcmuar vullnetin e qytetarëve.
Është përcmim i fuqisë që populli i jep kushtetutës për ta drejtuar. Jam këtu si kryetar i bashkisë së Tiranës, qytetit më të madh të kombit tonë. Në fund të këtij harku 9 mujor, nuk jam këtu të mbroj veten sepse nuk kam kryer asnjë shkelje. Ju kërkoj një gjë të vetme, a mund ta mbrojmë së bashku demokracinë? Ky mandat nuk është i imi, por kontratë që qytetarët ma kanë dhënë me vullnetin e tyre. Për mbrojtjen e këtij mandati do bëj gjithçka sepse nuk po mbroj këtu një karrige, por shpirtin e një lidhje të shenjtë. Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e të zgjedhurit vendor para afatit. Besimi im se vota e lirë është më e fortë se kulisat politik më shtyn ta bëjë këtë betejë këtu para jush e qytetarëve.
Lajmi në përditësim…
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       
 
	                        
	                        
	                        
	                       