
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës për gazetarët ditën e sotme, u pyet edhe lidhur me mundësinë që ai të jetë sërish kandidat i PD për kryeministër në zgjedhjet e përgjithshme që sipas rregullit, do të mbahen në 2029-ën.
Duke mos dhënë përgjigjie direkte, Berisha tha se ai kishte uruar një mik të tij si kryeministër në moshën 95 vjeçare, duke lënë të kuptohet se ai do jetë sërish kandidat përballë Ramës.
“Një mik timin, mik të çmuar, e kam uruar kryeministër kur ishte 95 vjeç, dhe po të lexosh për këtë, ai drejtoi me sukses të plotë atë qeveri. Po a do jem unë si ai, kjo varet nga i madhi Zot dhe demokratët. Gjer tani të garantoj që po t’i pjesëtosh për dy moshën time, merr të vërtetën e saj”, tha Berisha. Versus.al

