
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar pas 2 orëve të nisjes së procesit të votimit se kandidatë të caktuar nga partitë politike kanë tentuar të hyjnë dhe të jenë të pranishëm në qendrat e votimit, veprim qartëisht i ndaluar nga ligji.
"KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor.
Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor.”, u shpreh ai.







