POLITIKË /

Karriget e lokalit të kthyer përmbys, Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e trotuareve

Shkruar nga Versus

Karriget e lokalit të kthyer përmbys, Rama publikon pamjet nga aksioni

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar sot sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë shihen pamje nga heqja e tavolinave dhe karrigeve të një lokali në Tiranë me qëllim lirimin e trotuareve.

“Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari”- shkruan Rama krahas videos së publikuar.

Ndërkaq aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara vijon në çdo qytet teksa afati i vendosur nga kryeministri për lirimin vullnetar, ka përfunduar. Versus.al

Poll