POLITIKË /

"Ke 24 orë kohë të dorëhiqesh", Rama e nis ditën me videon e protestuesit: Kam kontratë me 800 mijë shqiptarë

Sipas Ramës, protesta e nisur prej mbi 3 ditësh tashmë ka humbur arsyen reale të nisjes së saj.

Shkruar nga Versus

"Ke 24 orë kohë të dorëhiqesh", Rama e nis

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sërish ditën duke reaguar për protestën masive të mbajtur ditën e djeshme nga qytetarët të cilët i kanë kërkuar dorëheqjen. Bashkangjitur me shkrimin e publikuar në rrjetet sociale, Rama ka publikuar edhe një video të një protestuesi i cili i lë "24 orë kohë" që të jepte dorëheqjen. 

Rama shkruan se do të vijojë me "kontratën" që sipas tij ka lidhur me 800 mijë shqiptarë në zgjedhjet e 11 majit gjatë vitit të kaluar. Ndërsa shton më tej se protesta ka humbur arsyen reale të nisjes. 

"MIRËMËNGJES dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do të bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 800 mijë e kusur shqiptarë, këtu e nëpër botë, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes"- shkruan Rama. Versus.al

Poll