POLITIKË /

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos për herë të parë vizitë në Kosovë

Kjo do të jetë vizita e parë e Kosit në Kosovë që kur mori detyrën e komisioneres për Zgjerim në Komisionin Evropian, më 1 dhjetor 2024.

Shkruar nga Versus

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos për herë

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë të premten, më 15 maj.

Kjo është bërë e ditur nga burime joformale në institucionet evropiane për Radion Evropa e Lirë, ndërsa vizita pritet të konfirmohet zyrtarisht gjatë ditëve në vijim.

Kjo do të jetë vizita e parë e Kosit në Kosovë që kur mori detyrën e komisioneres për Zgjerim në Komisionin Evropian, më 1 dhjetor 2024.

Që prej marrjes së mandatit, ajo ka vizituar të gjitha shtetet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe në Partneritetin Lindor, disa prej tyre edhe më shumë se një herë.

Gjatë vitit 2025, mungesa e vizitës së saj në Kosovë është arsyetuar nga zyrtarët evropianë me mungesën e institucioneve funksionale në vend, për shkak të krizës politike që e ka shoqëruar Kosovën gjatë muajve të fundit.

Një vizitë e Kos në Prishtinë ishte planifikuar për 12 mars, por ajo u anulua pasi ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 6 mars vendosi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

 

 

 

Poll