POLITIKË /

Konfindustria sugjeroi të ulej taksa e qarkullimit, Rama: Po iku nga makinat, do shkojë diku tjetër

Shkruar nga Versus

Konfindustria sugjeroi të ulej taksa e qarkullimit, Rama: Po iku nga

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që pati me kompanitë e karburanteve në vendin tonë foli edhe për sugjerimin që Konfindustria ka bërë për të ulet taksa e qarkullimit për të frenuar pasojat e rritjes së çmimit të naftës. Sipas Ramës, kjo taksë edhe nëse hiqet nga automjetet duhet të shkojë diku tjetër. 

“Taksa e qarkullimit për të gjithë ata që e dëgjojnë këtë dhe nuk janë të formuar, nuk është problem që ulet këtu, po iku këtu do të shkojë diku tjetër. Nëse do shkojë diku tjetër, do shkojë në formën e taksës për automjetin. Nga kalkulimi rezultati është i thjeshtë.

Nuk besoj se nuk ka drejtues që taksën do e donte te automjeti, që do paguante katërfishin e asaj që paguan sot. Sipas kategorive të ndryshme, të mund të paguajë në ndonjë rast edhe 10-fishin. 

Filozofia në taksën e çmimit është, ndotësit më të mëdhenj duhet të paguajnë më shumë. Nuk janë pensionistët në atë strukturë, nuk janë ata që marrin rrugën me makinë. Kjo është krejt normale”-shtoi Rama. Versus.al

 

 

Poll