POLITIKË /

Konkurs për rikonstruksionin e Pallatit të Kongreseve, Rama: Godina ka probleme serioze, duhet transformuar

Rama tha se qëllimi i këtij rikonstruksioni të godinës është që Pallati i Kongreseve të kthehet në një qendër të aktiviteteve kulturore.

Shkruar nga Versus

Konkurs për rikonstruksionin e Pallatit të Kongreseve, Rama: Godina ka

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimet që 5 skuadrat finaliste bënë për projekt-denë e tyre arkitekturore sa i takon rikualifikimit të Pallatit të Kongreseve.

Rama tha se ndërtesa e Pallatit të Kongreseve ka probleme serioze dhe se është koha për një transformim duke ruajtur identitetin e godinës.

“Pallati i Kongreseve edhe pse me të drejtë profesori e nënvizoi me habi sesi ky pallat ka rezistuar në 40 vjet nga pikëpamja e infrastrukturës së vetë të brendshme, dua të them se ndërtesa ka probleme serioze për të adresuar. Është koha për një transformim duke ruajtur identitetin e saj. Qëllimi përfundimtar është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëpamja e teknologjisë, cilësisë së hapësirave dhe gjithë strukturës së riorganizuar dhe të riangazhuar cilësisht. Por edhe që ky pallat dhe kjo zonë të bëhet një destinacion tjetër i Tiranës turistike, aktiviteteve kulturore dhe i aktivitetit të përditshëm i aktivitetit social. Duke mos e lënë një ishull të heshtur, por duke krijuar edhe këtu jetë siç kemi krijuar në gropën e mëparshme të stadiumit”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll