POLITIKË /

Kordhoni nuk heq dorë nga mandati, nxehet Adriatik Lapaj: Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu, mbarë i qoftë bashkë me dajon!

Ai sulmon edhe dajën e Endri Shabanit, z. Zeqiri, dhe vetë Shabanin, duke theksuar se të dy nuk do të marrin mandat pavarësisht përpjekjeve, siç thotë ai, për ta përjashtuar nga Kuvendi.

Shkruar nga Versus
Kordhoni nuk heq dorë nga mandati, nxehet Adriatik Lapaj: Nëse Endri
Adriatik Lapaj/ Endrit Shabani

Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër në rrjetet e tij të komunikimit pas letrës që Zeqir Kordhoni, daja e Endrit Shabanit i ka dërguar KQZ-së.

Ai shpreh zhgënjimin e tij për mënyrën si po menaxhohet procesi dhe akuzon për ndërhyrje të qëllimshme për ta penguar që të marrë mandatin e deputetit.

“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem,” deklaroi ai në një postim të drejtpërdrejtë, ku shënjestron dhe emra konkretë brenda lëvizjes.

Më pas kreu i 'Nismës Shqipëria bëhet' duke shënjestruar Kordhonin së bashku me Shabanin, thekson se të dy nuk do të marrin mandat pavarësisht përpjekjeve, siç thotë ai, për ta përjashtuar nga Kuvendi.

Ai e cilëson të gjithë këtë situatë si “padrejtësi publike” që po i bëhet jo vetëm atij, por edhe gjithë ekipit të “Shqipëria Bëhet” dhe se do të jetë populli ai që do gjykojë në fund. 

Postimi i plotë i Adriatik Lapajt: 

Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.

Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta "të rinjtë", deri dhe te ky që e futa në gji...nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!
Populli do gjykojë.

Në letrën dërguar KQZ-së, Kordhoni i cili është  pjesë e listës së mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit ka kërkuar që, në rast shpalljeje si fitues, të ushtrojë mandatin e deputetit./Versus.al/

Poll