Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, një prej figurave të njohura të politikës shqiptare të periudhës së tranzicionit.
Pëllumbi ka qenë për dekada pjesë e Partisë Socialiste dhe ka mbajtur funksione të rëndësishme në jetën parlamentare të vendit, duke lënë gjurmë në zhvillimet politike të viteve të fundit.
Ai është vlerësuar gjithashtu me dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nga presidenti Alfred Moisiu.
Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta, kryeministri Edi Rama reagoi me një mesazh homazh, duke shkruar: “Lamtumirë Profesor i dashur”, postim të cilin e ka shoqëruar me një emoji me zemër të thyer. /Versus.al

