POLITIKË /

Kryeministri Rama mbledh nesër grupin parlamentar të Partisë Socialiste

Burime nga PS bëjnë me dije se kjo mbledhje do të zhvillohet menjëherë pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Shkruar nga Versus

Kryeministri Rama mbledh nesër grupin parlamentar të Partisë

Nën drejtimin e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, mbledhja e parë e grupit të ri parlamentar socialist do të mbahet më 11 shtator.

Burime nga PS bëjnë me dije se kjo mbledhje do të zhvillohet menjëherë pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Kjo do të jetë hera e parë që të 83 deputetët socialistë, të zgjedhur në 11 maj, do të ulen së bashku për të marrë direktiva nga Rama.

Parashikohet që mbedhja të nisë rreth orës 13:00.

Ky orar përkon me kohën kur në selinë e Partisë Demokratike, Doktor Berisha pritet të zhvillojë mbledhjen e parë të grupit të tij parlamentar.

Paraditen e së enjtes, deputetët socialistë do të njoftohen për emrin e kryetarit të grupit të tyre parlamentar, ndërsa në ditët në vijim do të caktohen edhe kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga socialistët.

Tags:

edi rama

Poll