
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e thirrur gjatë ditës së sotme ne selinë e kësaj force politike.
Nga burime pranë PD mësohet se kryesia e demokratëve ka vendosur që të mos njohë farsën elektorale të 11 majit.
Ndërkohë që vendimi tjetër ka të bëjë me betejën politike në parlament dhe nisjen e protestave për të bërë të mundur rrëzimin e narkoshtetit të ndërtuar nga Rama.







