
Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-presidentin dhe mikun e tij të ngushtë, Hashim Thaçi, në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Rama ka ndarë me publikun momentin e veçantë të telefonatës me Thaçin, i cili prej më shumë se pesë vitesh po përballet me një proces gjyqësor në Hagë, të cilin qeveria shqiptare dhe vetë Rama e konsiderojnë të padrejtë.
Sipas Ramës, Komandanti,dukej i qetë në zërin e tij duke përsëritur dy herë mesazhin:
“Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem, atë nuk ma merr dot kurrë askush!”
Ky moment thekson fuqinë e lirisë dhe sakrificat e bëra, duke bërë që 17 Shkurti të jetë një ditë me kuptim të veçantë për të gjithë shqiptarët.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”Versus.al

