POLITIKË /

"Kurani thotë mos denigroni", Rama shtron iftar: Nuk e bëj për nevoja politike

Shkruar nga Versus

"Kurani thotë mos denigroni", Rama shtron iftar: Nuk e bëj

Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama shtruan iftarin për besimtarët myslimanë të cilët agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ashtu siç tashmë është traditë në Shqipëri, figura të njohura fetare, por jo vetëm ishin të pranishëm në sofrën e shtruar, ku Rama nuk ngurroi të mbante fjalim.

Duke e nisur me paqen që sjellin festa të tilla, Rama foli edhe për konfliktet politike në vend.

“Si kjo sofër mbrëmjen e sotme, besime të ndryshme, njerëz që vijnë nga njerëz të ndryshme që luten në mënyra të ndryshme, por ulen bashkë. Sepse ndryshe nga të gjitha tryezat kjo e iftarit ka një dritë ku ndërthuren qetësisht drita e jashtme me atë të brendshmen.

Në një ditë si kjo është e pashmangshme edhe ndërmendja për ishujt e konfliktit dhe armiqësive që gjithashtu njerëzit i krijojnë duke i dhënë anës së tyre monopolin e së vërtetës, duke i dhënë identitetit rolin e armës. Kështu rrugët dhe kanalet e komunikimit kthehen në shtigje sherri”.

Ai tha se një kartolinë e shkruar para 100 vitesh, ishte kthyer në qendër kritikash ndaj tij, ndërsa shtoi se iftarin nuk e shtronte për nevoja politike.

“Distanca e rritur mes ekstremeve nuk lidhet edhe aq me atë që ndodh në kazanet e politikës shqiptare ku ekstremet kanë qenë në fakt edhe më të mos o Zotshme, por me atë që ndodh në gjithë mexhelisin e jetës sonë.

Për shembull një kartolinë e cila 100 vjet e kusur më parë ku thuhej se kinse Shqipëria ishte një vend analfabetësh dhe obsurantistësh nuk ka bërë ndonjë bujë, sot në Shqipërinë e vitit 2026 kur unë zgjodha ta ktheja atë koperitinën e sofrës të së hënës kaq mjaftoi që unë të kthehesha në djallin që përqesh islamin ndërkohë që iftaret e shtruara u kthyen në instrumenta të kryeministrit për të prishur dinin dhe për të nëpërkëmbur imamin. I shenjti kuran fton në dëgjesë duke thirrur “mos denigroni dhe mos fyeni me fjalë njëri tjetrin. Ky iftar është një nevojë aspak politike”-deklaroi Rama. Versus.al

Poll