
Kuvendi i Partisë Demokratike miratoi sot ndryshimet në 8 pika të statutit duke votuar nen për nen dhe në tërësi.
Vlen të theksohet se në statut ka mbetur i pandryshuar neni "Basha", që do të thotë se kryetari duhet të japë dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve. Ndërsa është shtuar komisioni i posaçëm që do të merret me përzgjedhjen e kandidaturave për deputet ose kryetar bashkie.
Më pas këto emra mund të kandidojnë në "Primare".
Risitë dhe ndryshimet kryesore në Statut:
1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj.15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.
2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.
3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.
4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.
5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).
6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.
7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.
8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë. Versus.al

