POLITIKË /

Lapaj publikon pamjet: Kandidatja e ‘Nisma- Shqipëria Bëhet’ u kërcënua me armë! Do njoftojmë ambasadën

Ai thekson gjithashtu se Valbona Myhedin është edhe shtetase amerikane dhe për këtë arsye, ngjarja do t’i referohet menjëherë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Lapaj publikon pamjet: Kandidatja e ‘Nisma- Shqipëria

Bashkëkryetari i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë një denoncim publik në rrjetin social Facebook, duke njoftuar për një akt të rëndë intimidimi ndaj kandidates së kësaj force politike në Durrës, Valbona Myhedin.

Sipas denoncimit, kandidatja është kërcënuar me armë nga persona të dyshuar si të lidhur me krimin e organizuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë një aktiviteti elektoral në lagjen nr. 8 të qytetit, pranë shkollës “Eftali Koçi”, ku znj. Myhedin po zhvillonte takime me qytetarë dhe po prezantonte programin e saj elektoral.

“Pak minuta më parë, anëtarë të krimit të organizuar në Durrës i kanë prerë rrugën kandidates sonë Valbona Myhedin dhe aktivistëve që e shoqëronin, duke i treguar armën në brez për ta intimiduar,” shkruan Lapaj.

Ai thekson gjithashtu se Valbona Myhedin është edhe shtetase amerikane dhe për këtë arsye, ngjarja do t’i referohet menjëherë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Lapaj e ka cilësuar këtë veprim si një akt burracakërie dhe ka kërkuar nga Policia e Shtetit të reagojë menjëherë:

“Ai i paburrë që ka guxuar t’i tregojë armën dy grave, ta dijë që do të përgjigjet para ligjit. Kjo burracakëri nuk do kalojë lehtë. Nëse mendojnë se do të na kthejnë pas, e kanë gabim!

Në fund të denoncimit, Lapaj ka shpërndarë një video ku, sipas tij, shfaqet personi që ka kryer aktin intimidues, duke i bërë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë pa vonesë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: