Pas njoftimit për qëllimin e ndryshimeve kushtetuese për të ulur numrin e deputetëve të Kuvendit, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ketë edhe një rritje të numrit të komisioneve parlamentare të përhershme dhe ulje të numrit të deputetëve anëtarë.
Sipas tij, është e nevojshme që komisionet të jenë në përgjigjie të nevojave që ka vendi për t'u përafruar me kuadrin e Bashkimit Europian në fushat për të cilat janë hapur kapitujt e negociatave për anëtarësim..
Pjesë nga fjala e Ramës:
Kuvendit të ri i duhen më shumë komisione të përhershme dhe më pak anëtarë duke ulur në minimum numrin e deputetëve që lëvizin si ambulantë nga njëri komision në tjetrin
Komisioni për ekonominë punësimin dhe financat- vjen si risi vendosja e punësimit në emërtesën e komisionit. Qëllimi është sjellja në fokus e politikave të punësimit, lirisë së lëvizjes së punëtorëve, shëndetit dhe sigurisë në punë. Sugjerohet që këtë komision ta drejtojë qeveria
Komisioni për cështjet ligjore dhe administratën publike- do të mbajë barrën e shqyrtimit të një mali të tërë ligjesh për të modernizuar ligjet e Shqipërisë. Kuvendi do kujdeset për vlerësimin dhe hedhjen e hapave ligjorë për reformën e administratës. Një draft i ri është gati për t’i shkuar parlamentit. Sugjerohet që këtë komision ta drejtojë qeveria.
Komisioni për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen- Do forcojë sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë. Sugjerohet që ta drejtojë qeveria
Komisioni për Edukimin Shkencën dhe Sportet- sugjerohet të drejtohet nga opozita
Komisioni Shëndetësinë dhe Mbrojtjen sociale- ka si qëllim modernizimin e sistemit shëndetësor dhe të mbrojtjes sociale. Ky komision sugjerohet të drejtohet nga opozita.
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm- do të kalojë rregullat dhe ligjet e BE, sugjerohet të drejtohet nga mazhoranca. Versus.al







